Në përfundim të seancës plenare, kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi lexoi emrat e deputetëve të cilët do të jenë të pranishëm ditën e nesërme në vazhdimin e diskutimit të programit.
Por Ruçi harroi emrin e Sali Berishës dhe e mbylli seancën.
Menjëherë e kapi gamin dhe thirri dhe emrin e Sali Berishës dhe më pas deklaroi mbylljen e seancës së ditës së sotme.