Gramoz Ruçi në Fier: Mos bëni
pazar me votën, votoni numrin 29

Gramoz Ruçi në Fier: Mos bëni<br />pazar me votën, votoni numrin 29
FIER - Gramoz Ruçi nga komuna Fier–Shegan i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të kësaj komune, por të qarkut Fier se nuk është koha për të bërë pazar me votën, nuk është koha për të qëndruar indiferent në 23 qershor.

Ai ka bërë apel që edhe ata që kanë gjendjen civile në Fier-Shegan të kthehen në 23 qershor për të hedhur votën pasi çdo votë është shumë e rëndësishme, për të ardhmen e një gjenerate të tërë.

“S’mund të bëni pazar me sigurinë tuaj, nuk mund të bëni pazar me të ardhmen tuaj, nuk mund të bëhet pazar me shërbimin shëndetësor, me drejtësinë në këtë vend,me punën  tuaj me shumë djersë në tokë dhe në arë” ka qenë ky apeli i kryesuesit të listës të kandidatëve socialistë në qarkun Fier, duke bërë thirrje të votohet numri 29.

Ruçi ka bërë publik edhe njëherë angazhimin për shëndetësi falas për të gjithë pavarësisht se janë nga jugu apo nga veriu, pavarësisht se janë të pasur apo të varfër.

Por, edhe arsimi është një pikë e fortë e programit të socialistëve, ku të rinjve do t’u jepet dy drejtime, dhe jo si është gjendja sot. Në emër të PS ai është angazhuar për një ndryshim radikal në arsim dhe në mbështetjen ndaj fermerëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtar, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon benzina

Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtar, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon benzina