Gramoz Ruçi nesër në Stamboll si president i PABSEC-ut

Gramoz Ruçi nesër në Stamboll si president i PABSEC-ut

Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, do të marrë marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që mbahet nesër në Stamboll.

Ruçi është njëkohësisht President i PABSEC deri me 21 qeshor 2018, ku do të kryhet rotacioni i Presidencës gjatë punimeve të Asamblesë së 51 të Përgjithshme të PABSEC në Tiranë.

Takimi i kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të PABSEC-ut zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Gjate ditëve të mbledhjes, Kryetari i Kuverndit, Ruçi, do të zhvillojë takime me kryetarët e parlamenteve të Greqisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, si edhe kryetarin e Senatit të Rumanisë.

Nesër kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të mbajë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve Anëtare të PABSEC-ut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit