Gramoz Ruçi pret delegacionin e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit
Prof. Dr. Wang Dinghua dhe Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, priti sot një delegacion të Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit, të kryesuar nga Prof. Dr. Wang Dinghua, Kryetar i Këshillit të Universitetit. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding.
Delegacioni kinez është në Shqipëri në kuadrin e veprimtarive të përbashkëta me institucione akademike dhe universitare shqiptare, në kuadrin e 70 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit Ruçi falenderoi drejtuesit e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit për kontributin e katedrës së gjuhës shqipe ne Pekin, për mbështetjen e qendrës së studimeve shqiptare, hartimin e teksteve universitare për mësimin e gjuhës shqipe, krijimin e bibliotekës albanologjike për kinezët, botimin e fjalorit shqip-kinezisht dhe kinezisht-shqip, me afërisht 45 mijë fjalë, përkthimin së fundi në gjuhën kineze të 25 veprave letrare të autorëve shqiptarë etj.
Ruçi inkurajoi gjithashtu vazhdimin dhe shtimin e veprimtarive të përbashkëta midis universiteteve shqiptare, Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit.
Delegacioni universitar falenderoi Kryetarin e Kuvendit për mbështetjen e bashkëpunimit shqiptaro-kinez, nëpërmjet përvojës së tij të gjatë politike dhe institucionale si edhe u angazhuan në konsolidimin e institucioneve dhe qendrave studimore kushtuar albanologjisë në Universitetin e Studimeve të Huaja dhe universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore e shkencore të Republikës Popullore të Kinës.
Gramoz Ruçi dhe Prof. Dr. Wang Dinghua
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Shqiptarët do të udhëtojnë drejt Kinës pa viza, Rama: Marrëveshja futet në fuqi pas 30 ditësh
17 Janar 2023, 11:53