Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot uron Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Me rastin e zgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju uroj nga zemra suksese në detyrën Tuaj të lartë dhe fisnike.
Kosova ndodhet sot para sfidash të mëdha e të vështira, përballimi i të cilave është plotësisht i mundur me përkushtimin e institucioneve të reja të Republikës dhe partneritetin e ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Nën lidershipin Tuaj vizionar, Kuvendi i Kosovës do të përballojë e zgjidhë me sukses detyrat themelore të zhvillimit, përparimit dhe integrimit euro-atlantik dhe rritjes së rolit e kontributit të Republikës së Kosovës si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë.
Gjej rastin të rikonfirmoj vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë si edhe timin personal se bashkëpunimi midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës do të zgjerohet e intensifikohet.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Lajmi kryesor: