Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore kryen kontrolle në banesat e dy vëllezërve në masë arresti shtëpiak në qytetin e Gramshit dhe zbuluan lëndë narkotike.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se hetimet vijojnë, pasi ka dyshime të përfshirjes së punonjësve të Policisë në këtë veprimtari.
Kontrollet u bënë me vendim gjykate, dhe u zbuluan 500 gramë kokainë dhe 150 gramë kanabis.
Dy personat me masë sigurie, u arrestuan në flagrancë për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Tagio Hoxha, 33 vjeç, i cili e ka pasur emrin Fetah, dhe Rexhino Hoxha, 39 vjeç ishin me masë arrest në shtëpi”.
Me urdhër të prokurorit u ndalua edhe një person me inicialet E.S., 46 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall 31-vjeçari me iniciale A.J.
Vëllezërit Tagio dhe Rexhino Hoxha, në shtator të vitit 2025, shkaktuan ndalimin e një inspektori policie në kufirin e Qafë Botës për shpërdorim detyre. Efektivi kishte lejuar kalimin e tyre, edhe pse kishte urdhër ndalimi për një hetim të 2023-shit për drogë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë







Komente
Komento