Një burrë ka rënë në prangat e policisë së Gramshit, pasi është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, e cila ka nën juridiksion Gramshin, bënë të ditur për Shqiptarja.com, se uniformat blu kanë arrestuar dje në mesditë 43-vjeçarin Pëllumb Braho, pasi kishte rrahur me mjete të forta, ish-bashkëshorten e tij, Fatbardha Braho, 35 vjeçe. Kjo e fundit, është shtruar dje në spitalin e Gramshit, pasi kishte marrë plagë të rënda në kokë e trup nga goditjet e ish-burrit të saj.
Ndërsa mjekohej në spital, ku deri dje në mbrëmje ndodhej e shtruar, gruaja ka dëshmuar para policëve dhunën e ushtruar nga ish-burri i saj, me të cilin kishte pak kohë që ishte divorcuar. Ndërsa policia ka behur në banesën e 43-vjeçarit, të cilin e ka arrestuar, gruaja ka treguar edhe motivet e konflikteve. Sipas dëshmisë së saj në polici, prej pak kohësh, gjykata kishte vendosur për divorcin e çiftit, ndërsa 35-vjeçares i kishte dhënë të drejtën e marrjes së gjysmës së shtëpisë. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja e irritimit të 43-vjeçarit, i cili përveçse nuk pranonte jetesën e Fatbardha Brahos në të njëjtën banesë, e dhunonte atë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com