Fëmijët e fshatit Grazhdan, të Bashkisë së Gramshit nuk do të kalojnë më lumin në këmbë duke rrezikuar jetën e tyre për të shkuar në shkollë pas ndërtimit të urës ”bailey” në këtë zonë.

Ura  e re “bailey” është e gjatë 45 m me peshëmbajtje deri në 15 ton dhe u vjen në ndihmë 4 mijë banorëve të zonës pasi ajo lidh fshatrat e njësisë Administrative Kukur me Njësinë Administrative Velçan të Bashkisë Pogradec.

Ura është ndërtuar nga Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura. Gjatë inagurimit të saj ishte zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i shoqëruar nga deputeti i zonës Anastas Angjeli, kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani, si dhe banorë të zonës. 

[gallery]20054[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)