Një 45- vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit,pasi në gjendje të dehur, ka kanosur vjehrrën dhe ka dëmtuar me xham, vajzën e tij, 19- vjeçare ,J.T.

Në pranga ka përfunduar Gazment Taçe, banues në fshatin Lenie, i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

* Gazment Taçe, 45 vjeç banues në fshatin Lenie

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Kodovjat, në gjendje të dehur dyshohet të ketë kanosur vjehrrën shtetasen M.H., 79 vjeçe banuese në fshatin Kodovjat.

Gjithashtu dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga nenet 130/a/2/3 i

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com