Gramsh/ Kultivoi 420 rrënjë kanabis në tokën e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

Gramsh/ Kultivoi 420 rrënjë kanabis në tokën e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

Foto ilustruese

GRAMSH- Pas një viti në kërkim është vënë në pranga Andon (Ardit) Duzha, pasi aso kohe iu gjetën në shtëpi 400 fidanë kanabis, të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Arrestimi i tij është bërë nga blutë e Gramshit në kuadër të operacioni  “Sulta”.

"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sulta”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i kërkuar për kultivim të rreth 400 fidanëve kanabis, në vitin 2021, në njësinë administrative Sultë.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sulta”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg ", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftim. 

Siç raportonte më herët Shqiptarja.com, në 2021 në pranga u vu Gëzim Sharra, kryeplak i fshatit, me akuzën për shpërdorim detyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit