Në mesin e të plagosurve janë 5 fëmijë të moshave 8-10 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetin ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gramshit dhe po marrin ndihmën mjekësore
Njoftimi i policisë së Gramshit për ngjarjen:
Më datë 17.11.2017 në fshatin Bërsnik i Sipërm mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit;
N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Rekdaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












