E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot për peshkim, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër, sillen me urgjencë tek Trauma (EMRAT)

Gramsh – Një makinë tip Ford Focus ka shpërthyer pasditen e sotme (21 korrik 2024) për pasojë janë plagosur rëndë dy vëllezër, Algert dhe Eraldi Mina të cilët ndodheshin në mjet në momentin e shpërthimit. 

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:20 në lagjen "Xhile Liçi", të Gramshit, teksa u bë me dije për Report Tv, se shpërthimi ishte prej një dinamiti që vëllezërit e mbanin brenda në makinë, dyshohet për të gjuajtur peshk.

Shpërthimi i fuqishëm sipas ekspertëve ka ndodhur nga brenda jashtë makinës dhe jo e kundërta në të cilën do të kishim të bënim me një ngjarje kriminale. 

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe xhamat e banesave përreth por dhe makinave që ndodheshin të parkuara aty.  Policia thotë se makina me targa "AB 713JT" ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur shpërthimi. 

Në momentin e shpërthimit në timon ka qenë Algerti, ndërsa Eraldi ka qenë pasagjer, i cili ka marrë edhe plagët më të rënda nga shpërthimi, pasi ka qenë më afër kroskotit dhe mund të ketë probleme me gjymtyrët.

Dyshimet e para ishin se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, teksa mendohej se kishte shpërthyer lëndë tritoli e vendosur në makinën e vëllezërve.

Ata u sollën me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Vëllezërit merreshin me biznes, njëri zotëron një lokal dhe tjetri një mobilieri.

'Rreth orës 17:20, në lagjen "Xhile Liçi", Gramsh, automjeti tip "Ford Focus", që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.'. njofton policia.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Shpërthimi në Gramsh/ Policia zbulon lëndën plasëse: Ndodhi për shkak të nxehtësisë, ishte e vendosur në kroskot! Nuk ka ngjarje kriminale

Policia ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh teksa shpërtheu makina e dy vëllezve që mbetën të plagosur. Sipas policisë dhe pas ekzaminimeve të Repartit Renea, nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Lënda e shpërthyer ishte e vendosur në kroskotin e automjetit dhe bëhet fjalë për lëndën plasëse Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, e cila mund të ketë shpërthyer për shkak të nxehtësisë. 

"Për sqarimin dhe dokumentimin e këtij rasti u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe në vendngjarje shkoi edhe njësia antieksploziv e Repartit Special Renea, për të kryer ekzaminime të mekanizmit e rrethaneve qe kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në automjet.

Në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive) por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe nuk ka asnjë indicje për veprim kriminal ndaj të dëmtuarëve."

Ora 21:08
Zbardhet ngjarja në Gramsh/ Shpërthimi nuk ishte tritol! Vëllezërit mbanin në kroskot dinamit për të gjuajtur peshk

1721584939_Sequence01.02240419.Still167.jpg

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen në Gramsh ku pas një shpëthimi në makinë mbetën të lënduar dy vëllezër.

Siç bën me dije gazetar i Report Tv, Sokol Dema lënda që ka shpërthyer nuk ka qenë një lëndë tritoli, pra nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Por ka qenë një lëndë që ka qenë brenda në makinë, të cilët vëllezërit e kanë pasur në kroskot, dyshohet për të gjuajtur peshkë.

Ekspertët e konfirmojnë shpërthimin por ajo ka ndodhur nga brenda jashtë dhe jo nga jashtë brenda, siç janë ngjarjet kriminale.

Lënda është lëndë dinamit me fuqi të ulët. Vetëm njëri prej vëllezërve, pasagjer, ka probleme me gjymtyrët por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Ora 20:22
Shpërthimi në Gramsh/ Banorët: U duk si bombë atomike, na u dëmtua makina

Gazetari Ronald Gjoshi ka sjellë përjetimet e banorëve të Gramshit pranë vendit ku ndodhi shpërthimi e cila plagosi dy vëllezër në makinën e tyre teksa po ecnin në Unazën e qytetit. Një burrë dhe një grua që kanë shtëpinë pranë rrugës ku ndodhi ngjarja thonë se u duk si një bombë atomike shpërthimi.

'Plasi shpërthimi. U trembëm, filoi që tek benzi i parë filloi. Kur ndaloi këtu, plasi si bombë e madhe. Dy vëllezërit nuk i njoh, njoh famijlen. Njerëz të urtë. Babai i dy fëmijëve ka qenë në uzinë. E ëma është pastruese tek shkolla. I ati në pension. Nuk i njoh për njerëz të këqij. Çunat nuk i njihja.'

'Në banesë nuk ka patur, por makina është dëmtuar. U trembëm. Lajmëruam policinë, zjarrfikësin. Të atin ia njoh. Ishim brenda në shtëpi. U duk si bombë atomike. Kam 11 vjet që e kam ble makinën, por llamarina rregullohet.'

Në fillim u mendua si shpërthim me tritol, teksa u fol për një ngjarje kriminale. Më pas rezultoi se në kroskotin e makinës vëllezërit mbanin me vete lëndë plasëse për peshkim, me shumë mundësi dinamit e cila ka shpërthyer prej nxehtësisë, teksa makina ishte në lëvizje e sipër.

Ora 19:35
Report Tv siguron fotot e dy vëllezerve të mbetur të plagosur pas shpërthimit në makinën e tyre në Gramsh

1721583426_algertiminajeraldminaj.jpg

Report Tv siguron fotot e dy vëllezerve të mbetur të plagosur rëndë pasditen e sotme pas shpërthimit me tritol në makinën e tyre në Gramsh.

Të dy janë dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës në kryeqytet me helikopter. 

Ora 19:15
VIDEOLAJM/ Momenti kur një prej vëllezërve Mina transportohet me helikopter drejt Traumës

Report Tv siguron pamjet e momentit të transportimit të një prej vëllezërve Mina me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Vëllezërit Mina mbetën të plagosur pasditen e sotme pas një shpërthimi me tritol në makinën e tyre në qytetin e Gramshit.

Ora 18:51
FOTOLAJM/ Pasojat e shpërthimit në Gramsh, u thyen xhamat e banesave dhe makinave përreth

1721580001_gramsh.jpg

Pasojat e shpërthimit sot në Gramsh, ku dyshohet se një tritol shpërtheu një makinë ku ishin dy vëllezër që janë drejt Traumës, u ndjenë edhe në zonën përreth.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv, shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka dëmtuar xhama banesash dhe xhamat e makinave që kanë qenë pranë.

Ende policia po heton për shkaqet e shpërthimit.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 21/07/2024 22:36

    Keta donin te vrisnin peshkun peshku vrau keta.

    Përgjigju
  • E verteta: 21/07/2024 21:54

    Po tjetee cfare mbanin ne kroskot? 12.7mm per te vrare arinj? Po lepujt me cfare kalibri i vrasin? Nuk shperthen tritoli dhe cdo lloj eksplizivi tjeter pa kapsollen ose detonatorin, apo ja kishin vendoaur dhe po loznin rruges? Kush i nxjerr keto perralla ministri qe nuk po e kupton nga po i vijne ngjarjet? Gallate

    Përgjigju
  • Bim: 21/07/2024 21:40

    Peshqit e medhenj e te vegjel falenderojn

    Përgjigju
  • Fadili: 21/07/2024 21:37

    I ka zen gjynahu!

    Përgjigju
  • Dori: 21/07/2024 19:48

    Cfar po ndodh keshtu ne ket vend o popull.A ka polici qe parandalon kto ngjarje apo policia esht vetem per te mbledh kockat e kufomat? Esht ber policia jon si agjensi varrimesh,vec per te transportuar te vdekurit shkon

    Përgjigju
    • Partia: 21/07/2024 21:50

      Na le rehat se po shpërndajnë uje me 10 vetë që i marrin mw kamera, qesh pak se je pa menje.

  • E. R.: 21/07/2024 19:31

    Me kete ju uroj nje fundjave te kendshme

    Përgjigju
  • Real: 21/07/2024 18:32

    Po po duket qe eshte difekt i linjes te tensionit te kanabisit. Pasojat e kanibizimit dhe suportit te trafikut te droges do zgjatin ne shqiperi shume me teper se '97.

    Përgjigju
    • Trafiku: 21/07/2024 19:38

      Ke te drejt or shok. Esht nderprer lontano e lekeve pa djerse dhe ky esht rezultati

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?