Shqipëria turistike është kthyer në kryefjalë jo vetëm të mediave të huaja, por tashmë ka marrë edhe vëmendjen e figurave më të rëndësishme të botës.
Kësaj radhe, është grupi legjendar ABBA që është filmuar duke kaluar pushime në Sarandë. Në rrejt po qarkullon një video, ku dy vajzat e grupit ABBA shijojnë tingujt e muzikës dhe shfaqen duke kërcyer në një prej lokaleve të natës.
Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, edhe regjisori legjendar Oliver Stone që pushonte në Jalë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Abba janë një nga grupet më të famshme dhe më të shitura të popit në botë. Grupi Abba përbëhej nga 4 persona, Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid 'Frida' Lyngstad. Grupi u formua zyrtarisht në 1972 dhe u nda në 1982.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)