GRAMSH- Dy persona janë arrestuar nën akuzat e "Trafikimit të armëve luftarake" dhe "Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake", në kuadër të operacionit " Devolli 3".
Sipas kreut të Policisë te Elbasanit, Neritan Nallbati, operacioni u organizua nga sektori për narkotikët dhe trafiqet, ku pas një pune disaditore hetimore, ranë në pranga Matias Nazari, 22 vjeç si dhe Dashnor Velaku, 23 vjeç, që të dy me banim në qytetin e Gramshit. Policia gjatë këtij operacioni, në kontrollet e banesave të tyre sekuestroi tre armë zjarri automatik kallashnikov, një automatik PMSH, një pushkë 10 model 56 si dhe një sasi fishekësh.
Mësohet se efektiva të sektorit të trafiqeve kishin mësuar se armët dy të rinjtë i tregtonin për arsye përfitimi, ndërsa ata po merren në pyetje rreth tregtimit të armëve dhe personave që i kanë blerë ato. Përsa i përket arsenalit që dispononin, mësohet se ishin marrë në depot ushtarake gjatë vitit 1997. Ndaj dy personave rëndojnë akuzat e sipërpërmendura, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme. /ATSH/
/Shqiptarja.com