Gramsh, përroi del nga shtrati
Bllokohet autobusi dhe maturantët

Gramsh, përroi del nga shtrati<br />Bllokohet autobusi dhe maturantët
GRAMSH- Shirat e rënë gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Kukur–Kodovjat dy komuna këto të rrethit të Gramshit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj komune, Luan Kokla, i cili gjatë një lidhje nëpërmjet linjës telefonike ka deklaruar për “A1 Report”, se “ si pasojë e shirave që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në këtë komunë, kanë bërë të mundur daljen nga shtrati të përroit të Lilave duke bërë bllokuar kështu këtë aksi si pasojë e inerteve që kanë dalë nga shtrati”.
 
Ndërkaq, po sipas kreut të komunës mësohet se “në këtë rrugë është bllokuar edhe një autobus, i cili transportonte maturantët nga komuna drejt qytetit të Gramshit, pasi ditën e premte kanë edhe provimin e parë të maturës në lëndën e Letërsisë”. Sipas Kokla-s për këtë fakt është lajmëruar edhe nënprefekti i Gramshit Kastriot Zëra, si edhe Policia, që deri më tani ende nuk kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
 
Nga ana tjetër zëdhënësja e Policisë e Qarkut të Elbasanit e pyetur rreth problemit në fjalë deklaron se, “lumi me të vërtetë ka dalë pak nga shtrati, autobusi ka pritur vetëm pak minuta sa punonjësit e ndërmarrjes kanë pastruar rrugën nga inertet dhe më pas autobusi është nisur drejt Gramshit pa asnjë pasojë tek maturantët që ndodheshin në të”.
 
Gjithashtu, burime edhe nga Drejtoria Rajonale e Mirëmbajtjes së Rrugëve e konfirmojnë këtë fakt, duke deklaruar se “ situate nuk ka qenë asnjëherë alarmante dhe se përroi në të shumtat e rastit kur ka dalë nga shtrati ka nxjerrë vetëm inerte dhe jo shkatërrim apo pasojë të rënda në këtë aks rrugor”.
 
Gjithsesi, kreu i komunës Kukur ka deklaruar ndër të tjera se “në rast se autobusi nuk do të mund të kalojë dot këtë rrugë të amortizuar dhe me inerte, atëherë maturantët do të detyrohen që të kalojnë rrugën me mjete të vogla të rastit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim