GRAMSH-Sekuestrohen 80 doza heroinë në Gramsh, arrestohet një 34-vjeçar.
Aldi Përfundi, banues në Gramsh u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua heroina.
Përveç lëndës narkotike policia ka sekuestruar edhe automjetin e Përfundit me targa AA 007 BE.

Policia
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “START”
Sekuestrohen 80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i lëndës narkotike
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “START”
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ø Aldi Përfundi, 34 vjeç banues në Gramsh
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Automjetin me targa AA 007 BE
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO