Ditën e djeshme Policia e bramshit ka bërë ndalimin e një 16-vjeçari i cili akuzohet se ka thyer xhamat e konviktit të shkollës së mesme.
/Shqiptarja.com
Sipas policisë në pranga ka rënë 16-vjeçari K. D., i cili është identifikuar nga Blutë e Gramshit si autor i thyerjes së xhamave të konviktit të shkollës së mesme.
K. D., ka mohuar ti ketë thyer xhamat por policia pretendon se e ka identifikuar se dritaret janë thyer nga ai.
Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 01.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.D, vjeç 16, nxënës në një shkolle te mesme pasi dyshohet se, ka thyer xhama të konviktit të kësaj shkolle. Neni 150 i Kodit Penal.
Er.K/Shqiptarja.com












