GRAMSH-Një 37-vjeçar nga Gramshi është vënë në pranga për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Policia e Gramshit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit me të dhëna: Redi Plaka, 37 vjeç banues në Gramsh.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesën e çiftit, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes 35 vjeçare me iniciale E.P.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

 

d.gj/ Shqiptarja.com