Elbasan/ Vranë me thikë bashkëmoshatarin, shtyhet seanca gjyqësore për katër adoleshentët

Elbasan/ Vranë me thikë bashkëmoshatarin, shtyhet seanca gjyqësore për katër adoleshentët

Fatjon Bici

ELBASAN - Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj katër të miturve të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh në majin e vitit të kaluar.

Seanca e sotme u shty pasi mungonte një prej anëtarëve të trupit gjykues. Në seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit të çështjes.

Më herët katër adoleshentët kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, gjë e cila ishte pranuar nga trupi gjykues. Mirëpo ky vendim u kundërshtua nga familjarët e viktimës Fatjon Bici.

Kujtojmë se edhe seanca e shkuar, e datës 28 shkurt të këtij viti u shty pasi mungonte avokati mbrojtës i një prej të plagosurve të kësaj ngjarjeje.

16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç, O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi,  i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. 

Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar