Një banesë është sulmuar me granata mëngjesin e sotëm në fshatin Drenovicë të Njësisë Administative Kutalli në Bashkinë e Urës Vajgurore.

Kamera e Report Tv mbërriti në shtëpinë e Kujtim Hoxhës, banesa e të cilit ishte objektiv i sulmit me municione luftarake. 

Familjarët shprehen të alarmuar, ndërsa bëjnë të ditur se në momentin e hedhjes së granatave, ku për rrjedhojë njëra prej të cilave shpërtheu, kanë qenë në gjumë. Antoneta Hoxha, bashkëshortja e Kujtimit shprehet se "ngjarja na ka alarmuar të gjithëve, ishim në gjumë dhe kemi dëgjuar shpërthimin e madh". "Nuk kemi konflikt me askënd", thotë ajo. Gjashtë persona kanë qenë brenda në shtëpi në momentin e shpërthimit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Dy granata ofensive u hodhën sot në banesën e familjes Hoxha, njëra prej të cilave shpërtheu, ndërsa tjetra u çaktivizua nga policia. Burime pranë policisë bëjnë me dije se po punohet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka persona të shoqëruar në polici.

antoneta hoxha granta berat
Antonta Hoxha bashkeshortja e Kujtimit, pronarit te shtepise

 

 

 

[gallery]24462[/gallery]



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com