Granatimet ruse godasin objektin e infrastrukturës Zaporizhzhia

Granatimet ruse godasin objektin e infrastrukturës Zaporizhzhia

1666866139_jhbgdfehf.jpg

Një strukturë infrastrukturore në periferi të Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore u godit nga sulmet ruse të enjten në mëngjes, tha një zyrtar ushtarak ukrainas.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit, Oleksandr Starukh shkroi në Telegram se sulmi shkaktoi një zjarr ku u dëmtuan 10 pallate dhe institucione arsimore, por nuk raportohej për viktima.

“Armiku sulmoi në periferi të Zaporizhzhia një stukturë infrastrukturore brenda natës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për tre predha të MLRS 'Smerch'. Nuk ka viktima. Është goditur objekti i infrastrukturës. Një zjarr shpërtheu, por u shua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave. Janë dëmtuar 10 pallate dhe institucione arsimore. Në më shumë se 10 shtëpi private i'u shkatërruan çatitë, dyert dhe dritaret. E gjithë rruga ka mbetur pa energji elektrike”, tha Starukh në Telegram. 

Zyrtarët ukrainas besojnë se sulmet ruse me dron dhe raketa lundruese në mbarë vendin po orkestrohen me kujdes për të synuar infrastrukturën e rëndësishme ndërsa Ukraina shkon drejt dimrit. Duke goditur termocentralet, nënstacionet e energjisë elektrike, transformatorët dhe tubacionet, forcat ruse kanë ndikuar drejtpërdrejt në aftësinë e ukrainasve për të hyrë në energji, ujë dhe internet. Të martën, presidenti i Komisionit të BE-së dënoi sulmet e Rusisë si “akte të pastra terrori”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Strategjia e re e mbrojtjes amerikane: Parandalim kundër Rusisë dhe Kinës! Putin: Nuk do të përdorim armë bërthamore


K.T./S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mosha e mesme, më e palumtur se në vitet 2006-2010

Mosha e mesme, më e palumtur se në vitet 2006-2010