‘Grand Park Skyline’ kompleksi më i ri rezidencial në hyrje të Liqenit të Tiranës, hotel me 5 yje e qendër komerciale

Grand Park Skyline u prezantua për publikun e Tiranës në një ceremoni të veçantë, duke bërë bashkë arkitektë, biznesmenë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit, të cilët u njohën me detajet e projektit që do të ndërtohet nga kompania X-One, si pjesë e Grupit IDA.

Ylli Ujka, Administrator i kompanisë X-One, tha se ky është një projekt unik për Tiranën.

“Arkitekti Valerio Olgiati, i cili është edhe krijuesi i këtij projekti, si nga ana e konceptit, ashtu edhe nga ana urbane, është artisti më unik sot për sot në arkitekturën botërore bashkëkohore. Unë jam i bindur se ky projekt nuk është vetëm projekti ynë, por është një pjesë e qytetit të Tiranës, me 3 kulla dhe një qendër tregtare, e quajtur në gjuhën e vjetër Ziggurat. Është një projekt që do të ecë shumë shpejt”, u shpreh Ylli Ujka.

Grand Park Skyline, që do të gërvishtë horizontin e kryeqytetit shqiptar, do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 145 mijë m2, me rreth 530 apartamente moderne, 184 dhoma luksoze hoteli, restorante, kafene, tarracë panoramike, spa, palestër dhe mbi 800 vende parkimi nëntokësore.

“Duke qenë në kontakt me studiot më të mëdha të globit, si ato që operojnë tani në Shqipëri, si shumë të tjera që po ëndërrojnë të vijnë këtu, në tregun tonë, edhe si projektues, por edhe si investitorë, e cilësojnë Shqipërinë si vendi me më shumë gjallëri për të investuar në 5-10 vitet e ardhshme”, tha Ujka.

Grand Park Skyline do të ofrojë një pamje mbresëlënëse mbi Parkun e Liqenit të Tiranës, si dhe do jetë një oaz qetësie për rezidentët e saj, me komoditet dhe shërbim 24/7.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë