Familja Xhaka do të shtohet në numër. Futbollisti Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë dhënë nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij Leonitën. Bashkangjitur fotos, Xhaka shkruan ‘Mami dhe babi duke pritur për ty’.
Një lajm i tillë është mirëpritur nga fansat e çiftit, të cilët nuk kanë nguruar që të urojnë dyshen simpatike. Ndërkohë, gjinia e bebes dhe se kur pritet të vijë në jetë, Xhaka na e ka lënë për të na e thënë në një moment të dytë.
Postimi i Xhakës në Instagram
Komento