Granit Xhaka: Krenar që luaj me Zvicrën, gjaku im është nga Kosova
Granit Xhaka në përplasje me futbollistët e Serbisë
Zvicra e futbollit është duke bërë mirë në vitet e fundit, teksa për ecurinë e tyre në Kupën e Botës është dedikuar edhe një dokumentar. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është shprehur krenar që luan për zviceranët, teksa nuk ka harruar origjinën.
Formacionit helvet i është dedikuar një dokumentar me titull “The Pressure Game”. Materiali nuk është transmetuar i plotë, por është vendosur që të ndahet në pjesë. Në të katërtën seri të titulluar “Presioni i gjakut”, radhën për të treguar diçka nga vetja e kishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka.
Regjisorët e dokumentarit kishin regjistruar fjalët e kapitenit Granit Xhaka nga shtëpia e tij në Londër. Mes temave të ndryshme Xhaka u ndal shumë mbi çështjen e dyshtetësisë dhe për mentalitetin shqiptar në familjen e tij.
“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është nga Kosova”, ka thënë Xhaka.
Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.
“Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative?”, ka pyetur futbollisti shqiptar.
E pashmangshme ishte tema e ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës.
“I kam vendosur vetes qëllim që të qëndroj pozitiv në fushë. Nëse mendoj se gjërat mund të shkojnë keq kam vendosur të shmangem”, tregon Xhaka.
Kapiteni ka zhvilluar plot 111 ndeshje me formacionin helvet, duke u treguar një lider i vërtetë.
“Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, tregon Xhaka në fund të dokumentarit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
60.1%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 873
Lajme të tjera
-
‘Fitoret kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe detyrim për kombëtaren’, Altin Rraklli: Ia dalim vetëm si grup
6 Qershor, 15:33
-
'Marrim 6 pikë', Sylvinho për ndeshjet e qershorit: Mezi pres të luaj para shqiptarëve, Sadiku simbol për Kombëtaren
5 Qershor, 14:24
-
Sylvinho ribën mbrojtjen, si luan Kombëtarja në ndeshjet e qershorit (FORMACIONI)
3 Qershor, 16:14
-
Dëmtohet Gjasula, humbet dy ndeshjet e Kombëtares
3 Qershor, 14:28
-
LISTA/ Kombëtare rinore, Hansi Flick ndryshon Gjermaninë për Euro 2024
2 Qershor, 15:21
-
Bayern Munich bën për 'aspirina' Leverkusenin, i ofron kontratë Granit Xhakës
2 Qershor, 14:07
-
Tre shqiptarët pjesë e ekipit, Zvicra publikon listën e Euro 24
31 Maj, 20:59
-
EURO 24/ Sylvinho zbardh emrat e futbollistëve për ndeshjet e qershorit, surpriza nga braziliani! 'Boom boom' Sadiku rikthehet pas 3 vitesh
27 Maj, 11:59
-
Lista e Kombëtares për Euro 2024, mësohet data kur Sylvinho zbardh emrat e futbollistëve
26 Maj, 09:43
-
'Kokë më kokë' me futbollistët e Kombëtares, Sylvinho: Kam udhëtuar shumë për t'i takuar, ekip profesionist
23 Maj, 13:40
-
GOLAT/ Manchester City shpallet kampion i Premier League! Tottenham përshëndetet me zonën Champions, Liverpool e bën dramë Europën
20 Maj, 20:51
-
Zvicra heq vizat për Kosovën, nga 1 janari 2024 do mund të hyjnë vetëm me pasaportë biometrike
17 Maj, 18:21