Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është futur në telashe vetëm për shkak të kartonit të verdhë që mori në minutës 86-të të Premier League mes Leeds-Arsenal. Mediat britanike dyshojnë se pas kësaj qëndron mafia shqiptare. Pas hetimit 6 mujor, SunSport zbuloi se ishte vënë një bast prej 65,000 paund që Xhaka të ndëshkohej në ndeshjen e 18 dhjetorit, duke siguruar një pagesë prej 250,000 paund.
Një tjetër bast thuhet se kishte vlerën 52 mijë paund nëse Xhaka do të merrte karton të verdhë në dhjetë minutat e fundit. Dhe kështu ndodhi. Vetëm pak minuta para se të mbaronte ndeshja që përfundoi me rezultatin 4-1 për Arsenalin, Granit Xhaka mori karton të verdhë. Ndërsa Daily Mail thotë se zhvillimet e mëtejshme në hetim kanë zbuluar prova të shumave të vënies së basteve në kriptovaluta në Shqipëri, ndonëse janë të ndaluara me ligj. Thuhet se ish-futbollisti suedez me origjinë shqiptare, Alban Jusufi, ka vendosur një shumë të madhe në favor të kartonit.
Ai është një emër i njohur në vendin skandinav pasi është pezulluar nga çdo aktivitete futbollistik në vitin 2017 pikërisht për shkak të basteve. 41-vjeçari është shpallur fajtor pasi korruptoi portierin e AIK Kyriakos Stamatopoulosme 150 mijë pound për të trukuar ndeshjen kundër Gotheborg.