Granit Xhaka nominohet për të fituar Topin e Artë

Granit Xhaka nominohet për të fituar Topin e Artë

Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka është në listën e 30 futbollistëve më të mirë të vitit 2024 dhe ka mundësi për të fituar "Topin e Artë", trofeun më prestigjoz individual për sportistët në botë.

Xhaka, regjisori i Leverkusen ishte ndër lojtarët kyç që "Aspirinat" ia dolën të siguronin trofeun e Bundesligës për herë të parë në histori dhe France Football e ka shpërblyer 30-vjeçarin me emrin në listën e ngushtë për të fituar këtë trofe.

Ceremonia e ndarjes së 'Topit të Artë' do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.

Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr e Jude Bellingham të Real Madridit, Rodri i Manchester City-t, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar 'Topin e Artë'.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni