Mesfushori me origjinë shqiptare por që luan me kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka, beson se Shqipëria do të kualifikohet për në fazën tjetër. Sipas tij, nëse kuqezinjtë luajnë dy ndeshjet e mbetura njësoj si ndaj helvetëve, atëherë kualifikimi është i mundshëm.
"Nëse luan si ndaj Zvicrës në pjesën e dytë, jam i bindur se Shqipëria kualifikohet për në fazën tjetër", u shpreh Granit Xhaka.
Gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht dueli mes vëllezërve Xhaka. Taulanti dhe Graniti u përballën fort ndaj njëri-tjetrit, duke mos toleruar asgjë në fushën e blertë, ndryshe nga jashtë saj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com