Projekti i fotografes Mihaela Noroc mban emrin “Atlas of beauty”. Në 3 vite ajo ka udhëtuar në më shumë se 50 shtete ku ka takuar qindra gra dhe është njohur me historitë e tyre.
Mihaela ka bërë të mundur që përmes mini-histrorive dhe fotografive që flasin më shumë të njohë botën me bukurinë e vajzave të thjeshta.
Larg pasarelave dhe studiove të fotografive, që nga shitëset e luleve në rrugë deri te gratë siriane që arratisen nga vendi i tyre ajo ka sjellë një tjetër koncept të bukurisë.
Në vitin 2013 Mihaela hoqi dorë nga puna e saj për tu bërë një “udhëtare” në kërkim të bukurive natyrale.
Mihaela Noroc
Tashmë “Atlas of Beaty” njihet në shumë vende të botës, por Mihaela ka mbetur e njëjta. Me një çantë në shpinë ajo është gjithmonë në kërkim të diversitetit në botë.
Bukuria nuk njeh, moshë, trende, apo ngjyrë...Bukuria është të jesh vetja jote, naturale dhe autentike. Një buzëkuq më tepër shton ngjyrat, por jo natyralitetin.
[gallery]21650[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com