Gratë e rreme të Hamas hakerojnë telefonat inteligjentë të qindra ushtarëve izraelitë, vjedhin informacione

Gratë e rreme të Hamas hakerojnë telefonat inteligjentë të qindra ushtarëve izraelitë, vjedhin informacione

Sipas BBC, qindra ushtarëve izraelitë i'u janë hakeruar telefonat inteligjentë nga Hamas, të cilët kanë përdorur për këtë qëllim gra të rreme që kërkojnë vëmendje.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se hakerat kanë maskuar veten si gra të reja me një gjuhë hebraishte të papërsosur, të cilat pretendojnë se janë emigrante, për t'u dukur më bindëse.

Pasi të bëheshin miq, "gratë" dërgonin linqe dhe shkëmbenin foto, por që në të vërtetë ishin viruse në telefonat inteligjentë ose pajisjet kompjuterike të ushtarëve, duke vjedhur prej tyre informacione dhe duke bërë të mundur manipulimin e telefonave nga distanca.

Izraeli dhe Hamas janë në një gjendje të përhershme konflikti dhe të dy janë angazhuar në mbledhjen e informacionit kundër njëri-tjetrit, si pjesë e armiqësive të tyre të vazhdueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?