Gratë në konflikt me ligjin si aktore në skenë

Gratë në konflikt me ligjin si aktore në skenë

"Shi ne plazh" ne ArTurbina

Një shfaqje e pazakontë është mbajtur mbrëmjen e kaluar në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit FemFEST, në arTurbina. Regjisorja Eni Jani ka rivënë në skenë komedinë “Shi në plazh”, por këtë herë kasti la mjediset e izoluara të qelive dhe u ngjit në skenë.

Gratë e dënuara, në konflikt me ligjin kanë dalë dje përpara një publiku të rastësishëm të shfaqjeve të teatrit, ndonëse për shkak të kauzës të pranishëm ishin edhe ministrat e drejtësisë të Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik etj.

Thuajse në 90 minuta, këto gra kanë jetuar një përvojë të paharruar, pa harruar edhe procesin e provave, të përvetësimit të personazheve dhe të transformit fizik të tyre për t’ju përshtatur roleve.

Të kufizuara në të drejtën për të qenë të lira, derisa të kryejnë detyrimet e tyra përballë ligjit, por jo të mohuara në të drejtën për të jetuar, gratë e IEVP “Ali Demi” kanë dhënë edhe mesazhe të rëndësishme, për kurajon dhe mbështetjen që u është dhënë gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë se të ardhurat nga biletat e shfaqjeve të FemFEST shkojnë për katër studente, për bursa studimi në Universitetin e Arteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë