‘Fem Fest’, ‘Shi në Plazh’ & ‘7 minuta’ në ArTurbina! Julian Zhara në Shtëpinë e Europës! Poezi e muzikë, Altea Alushi dhe Serxho Beqo tek ‘Agimi’!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     “FemFest” vijon sot me një sërë aktivitetesh. Në orën 18.30 luhet në Teatrin Eksperimental shfaqja “Shi në plazh” me regji të Eni Janit. Ndërsa në orën 20, 11 aktore interpretojnë në skenën e Teatrit Kombëtar, po në Arturbina, shfaqjen ‘7 minuta’ me regji të Driada Dervishit.

2.     Në vazhdë të ciklit “Me fjalë të tjera”, Instituti Italian i Kulturës organizon këtë mbrëmje në orën 18.00 në Shtëpinë e Europës një takim letrar me poetin Julian Zhara.

3.     Organizohet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit takimi përkujtimor “Naum Prifti, midis dy kohësh”, me praninë e dy vajzave të autorit dhe dashamirësve të tij.

4.     Në prag të Ditës së Mësuesit, Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri mban sot në orën 18.00 një takim për të kujtuar momentet më të rëndësishme të kombit tonë: betejën për gjuhën shqipe, mësonjëtoren dhe rilindasit.

5.     Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” Orkestra e Harqeve mban këtë mbrëmje në orën 19.00 një koncert me pjesë nga Britten, Vivali dhe Mendelssohn, me soliste në flaut Jonela Golemin dhe dirigjent Petrika Afezollin.

6.     Në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë mbahet sot në orën 18.00 një mbrëmje poetike me të ftuar Altea Alushin që shoqërohet në piano nga Serxho Beqo.

7.     Gjuha shqipe dhe figurat e njohura të albanologjisë si Gustav Majer, Norbert Jokli dhe Eqerem Çabej janë në qendër të aktivitetit “Shprehur në vargje” që mbahet sot në orën 14.00 në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër.

8.      Vijon e hapur deri në 12 mars në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita “Brio” nga piktori Orion Shima.

9.       Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur