Gratë shqiptare të bllokuara në kampin e ferrit 'Al Hol', pengohen nga Emanuela Daci, radikalja që i kërcënon në emër të ISIS! Burri i saj Almir Daci u vra në luftë
Eva Dumani, Emanuela Daci dhe Almir Daci
Një ditë më parë në vendin tonë u riatdhesuan 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampi famëkeq 'Al-Hol', ndërsa sipas kreut të Anti-Terrorit, Gledis Nano në atë kamp janë edhe 30 familjarë të cilët nuk janë identifikuar dhe po punohet për rikthimin e tyre. Riatdhesimi i tyre është një operacion i vështirë inteligjence, por duket se përtej vështirësive të operacionit ka edhe një tjetër pengesë dhe ajo është Emanuela Daci, e veja e Almir Dacit, nga Leshnica e Pogradecit, një prej luftëtarëve shqiptarë i cili në emër të krijimit të Khalifatit Islamik u vra në Siri.
Sipas Top Channel inteligjenca kurde që edhe e ka skeduar përmes hapjes së një dosje të veçantë, nga informacionet e marra brenda kampit Al Hol ka mbërritur në përfundimin, se ajo merret me radikalizimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave shqiptare brenda në kamp. Autoritetet kurde të cilat edhe e kanë fotografuar, e vlerësojnë Emanuela Dacin si penguese dhe kërcënuese të grave dhe vajzave shqiptare për tu kthyer në atdhe.
Një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama pohoi se dy persona kanë refuzuar të kthehen, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampeve dhe kanë frikë të shkëputen.
Metodat e përdorura nga Emanuela Daci sipas autoriteteve të inteligjencës kurde janë nga më të ndryshmet. Ajo u bën presion grave dhe vajzave shqiptare në Al Hol, se nëse do të pranojnë të kthehen në atdhe atëherë do t'u heqin shamitë dhe nuk do të lejohen të kryejnë lutjet 5 herë në ditë.
Emanuela Daci shihet edhe si personi përgjegjës për moslejimin e kthimit në Shqipëri, të Eva Dumanit e cila u fsheh, gjatë operacionit që u shpëtua vëllai i saj Endri Dumani në tetor 2020.
Emanuela Daci
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor 2024, 10:19
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor 2024, 17:48
-
VIDEO/ Brenda burgut të frikshëm, ku Assad ekzekutoi 30 mijë njerëz
9 Dhjetor 2024, 10:50
-
Rënia e Assadit/ Al Jolani zgjedh kryeministrin e ri për qeverinë tranzitore, besnik i tij! Lirohen të burgosurit e regjimit
9 Dhjetor 2024, 09:41
-
Siria/ Efekti domino: Nga Damasku në Kiev, balancat e reja botërore
9 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor 2024, 10:01
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor 2024, 08:13
-
Kishte planifikuar sulm terrorist ditën e zgjedhjeve në SHBA, arrestohet i riu nga Afganistani
9 Tetor 2024, 07:45
-
Shifrat e EUROSTAT: Për gjashtë muaj janë riatdhesuar 5120 shqiptarë nga vendet e BE-së dhe Anglia, një e katërta u kthyen vullnetarisht
3 Tetor 2024, 17:54
-
Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it
1 Tetor 2024, 09:41
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator 2024, 10:20
-
Si i rekruton Shteti Islamik të rinjtë në Evropë dhe pse quhen 'ujqërit e vetmuar'
23 Shtator 2024, 09:21
Nuk gjendet ndonje menyre per t'a neutralizuar kete Dacin e Zi njehere e pergjithemone?!
Përgjigju