Gravina 'ndan' Italinë: S'luhet më futboll në veri (VIDEO)

Federata italiane e futbollit kërkon që të përfundojë Serinë A me çdo kusht dhe në çdo mënyrë. Presidenti i FIGC  Gabriele Gravina në një farë mënyrë “ndan” Italinë pasi ka lënë të hapur mundësinë që futboll nuk mund të riluhet në zonat më të prekura nga pandemia e koronavirusit: "Do të jetë shumë e vështirë që të luhet futboll në Bergamo por edhe në Milano, Brescia apo Cremona,”- thekson ai. Një ide kjo shumë komplekse pasi duhet një infrastrukturë shumë e mirë për skuadrat e veriut.

Basketbolli amerikan po mendon që ndeshjet të luhen të gjitha në Las Vegas dhe në lidhje me këtë ide Gravina shton: "Këtu tek ne është e pamundur të mendosh që kampionati të luhet në një qytet të vetëm pasi dhjetë ndeshje në një stadium është jo logjike. Ne do ta përfundojmë kampionatin kur vendi të rikthehet të jetojë dhe kur të jenë kushtet për ta bërë diçka të tillë. Unë e përsëris edhe njëherë se kampionati do të përfundojë pasi ka kohë.” 

Ndërkaq FIFA po mendon të shtyjë të gjithë ndeshjet e Kombëtareve të planifikuara për këtë vit për vitin 2021 ndërsa UEFA po shqyrton që të luhen takime të Ligës së Kombeve në shtator dhe tetor e në nëntor ndeshjet e fazës play-off të Europianit.Por për të gjitha këto duhet rënë më parë dakord me qeveritë respektive dhe OBSH-në.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari