Greenland, ishulli ku kampionati i
futbollit zhvillohet brenda një jave

Greenland, ishulli ku kampionati i<br />futbollit zhvillohet brenda një jave
Të gjithë jemi mësuar të shohim futboll mes fushave të blerta dhe pothuajse gjatë të gjithë vitit zhvillohen turne të cilat përfundojnë me kupa. Por asnjëherë nuk kemi parë fusha të akullta dhe një kampionat që zhvillohet brenda një jave. Ju prezantojmë me kampionatin e Greenlandës ishulli i akullt në Amerikën Veriore ku kampionati i futbollit luhet nga data 8 deri në 14 gusht.
 
Sigurisht duhet të marrim parasysh se ishulli 9 muaj të vitit është i mbuluar nga akulli dhe temperaturat janë gjithmonë nën zero. Nëse fansat e futbollit të fushës së blertë i duhet të presin tre muaj pa Serinë A, apo kampionatet e tjera, në Greenlandë futbolldashësit duhet të presin një vit të tërë për të parë futbollistët e tyre në fushë dhe vetëm për një javë.

Duhet thënë se Greenlanda nuk është pjesë e FIFA-s. Mungesa e barit natyral e detyron kombëtaren e futbollit të emigrojë pasi askush nuk rrezikon të luaj ne akull. Por mes akullit ka edhe skuadra që ia dalin të luajnë. B-67 është skuadra lokale më e famshme e cila edhe këtë vit do të luftojë për titullin e 5.
 
Në një turne të tillë lojtarët për shkak të të ftohtit zbresin në fushë me tuta të gjata dhe ku stadiumet në realitet janë prej akulli. Por kjo nuk pengon aspak shpirtin konkurrues dhe një arbitrim të ashpër.
 
Futbolli i luajtur nga eskimezët nuk është një fenomen i kohëve të fundit por ka lindur në vitin 1954 por gjithmonë kampionat i zhvilluar gjatë pushimeve. Janë 70 ekipe dhe 5000 lojtare të cilat duhet të "luftojnë" para se të futen në finalen e kampionatit, sigurisht duhet të djersisin shumë në fushat e akullta ku sportdashësit bëjnë tifo mbi shkëmbinjtë.
 
Edhe fëmijët kanë idhujt e tyre Jesper Gronkjar futbollist lokal dhe ish lojtar i Ajax, Chelsit dhe Atletico Madrid. Mesa duket edhe nga futbolli i akullt dalin futbollist që luajnë në fushat e blerta. Ndonëse vendi ende pret një përgjigje nga FIFA, edhe pse banorët refuzohen ata nuk ndalen, edhe mes akullit pasioni për futbollin mbetet i pashtershëm.

greenlanda
(Greenlanda shtrihet ndërmjet Oqeanit Atlantik dhe atij Arktik)

greenland kampionati
greenland kampionati
greenland kampionati
greenland kampionati
greenland kampionati
(Ndeshje të kampionatit të Greenland-ës)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron