TIRANE-Drejtësia greke përmes një letërporosie kërkon sekuestrimin e një makine luksoze në Tiranë, pasi është vjedhur në shtetin fqinj.
 
Në vendimin e Gjykatës të siguruar nga Shqiptarja.com, grekët informojnë autoritetet shqiptare për të dhënat e makinës “PORSCHE CARRERA 4S”.
 
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e autoriteteve greke duke urdhëruar sekuestrimin e makinës.
 
Vendimi është marrë nga trupa gjyqësore në datë 19.09.2017, në ditët kur në Shqipëri ka filluar operacioni për sekuestrimin e makinave që janë trafikuar nga vendet e BE, por jo vetëm, por edhe që janë vendosur me pasuri të paligjshme.