Grekët sollën një mal me 
detyra për autoritetet shqiptare

Në mujin nëntor “Shqiptarja.com” mëson se biznesmeni Dhimitër Poti, që tashmë po hetohet nga dy shtete për pastrim parash e trafik droge, rezulton të ketë hapur në 31 mars 2008 kompaninë “Chim Prod”,e cila ka pasur aktivitetin e saj tregtar në Import-Eksportin, tregti me shumicë e pakicë e artikujve të ndryshëm, mjeteve motorike dhe barnave farmaceutikë. Pikërisht në këtë kompani biznesmeni Poti, është aksioner me 100 për qind të aksioneve.

Mirëpo pas dy viteve aktivitet kjo kompani, ka mbyllur veprimtrainë e saj me një vendim të pronarit Dhimitër Poti, i cili në 13 prill 2010 ka urdhëruar likujdimin e kompanisë dhe për pasojë ka emëruar dhe eksperten kontabël Semiha Dollani.Momentalisht kompania “Chim Prod” rezulton e mbyllur.

Ndërkohë për sa i përket transfertave të dyshimta, gazeta “Shqiptarja.com” mëson se ato janë kryer gjatë periudhës 2007 deri në 2009, ku në total janë lëvizur 826 mijë euro. Më konkretisht në datën 3 gusht 2007, shuma 160.000 euro, kreditim për llogari personale të Dhimitër Poti në Shqipëri nga Greqia. Në datën 31 dhjetor 2008, shuma 80.000 euro, kreditim për llogari personale të Dhimitër Poti në Shqipëri nga Greqia. Në datën 2 prill 2009, shuma 220.000 euro, kreditim për llogari personale të Dhimitër Poti në Shqipëri nga Greqia. Në datën 19 shkurt 2009, shuma 266.000 euro, Dhimitër Poti nga Shqipëria për në Greqi.Dhe në datën 1 shtator 2009, shuma 100.000 euro, Dhimitër Poti nga Shqipëria për në Greqi. Të gjitha këto transaksione dyshohet se janë kryer për të pastruar këto,para për të cilat tashmë edhe shteti grek edhe shteti shqiptar kanë nisur hetimet.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndalohet futbollisti i Sevillas, akuzohet për baste sportive! Rrezikon tre vite burg

Ndalohet futbollisti i Sevillas, akuzohet për baste sportive! Rrezikon tre vite burg