Grekët marrin PD e Himarës, Çipa:
E shiti çetniku i tërbuar Flamur Noka
Grekët marrin degën e Partisë Demokratike në Himarë. Andrea Gjoni, Sekretar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, është “zgjedhur” kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Himarë.
Grekët marrin degën e Partisë Demokratike në Himarë. Andrea Gjoni, Sekretar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, është
“zgjedhur” kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Himarë.
Burime pranë PD-së thanë për Shqiptarja.com se zgjedhja e Gjonit erdhi pas riorganizimit të kësaj dege dhe se ai fitoi me votën e anëtarëve demokratë.
Ndërkohë, mësohet se në Kuvendin zgjedhor kanë marrë pjesë vetëm 39 delegatë nga 100 që ka kjo degë, duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm prej të paktën 50 anëtarësh. Në përfundim të votimit, Andrea Gjoni ka marrë 27 vota përballë rivalit fiktiv të tij, K. Çetri. Sipas të njëjtave burime, Gjoni ka pasur mbështetjen e kreut të grupit të punës së PD për qarkun e Vlorës, ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.
Ky moment është një tjetër provokim që Partia Demokratike i bën Himarës, pavarësisht se himarjotët e kanë degdisur forcë të tretë politike. Ndonëse pavarësisht kësaj, PD vijon bashkëpunimin në prapaskenë me forcat politike të minoritetit MEGA dhe PBDNJ, duke u fshehur edhe pas protestave kundër prishjes së kioskave në Himarë.
Një ditë para se Andrea Gjoni të katapultohej në krye të PD-së, Himarën e ka vizituar eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous, e cila në një takim me strukturat e PBDNJ-së ka bërë thirrje antishqiptare. Burime të pakonfirmuara nga dega lokale, bëjnë të ditur gjithashtu se Theocharous ka zhvilluar një takim edhe me deputetin e PD-së, Flamur Noka.
Ndërkaq, Kryetar i degës së PD, Kristo Çipa, një poet dhe intelektual i njohur i zonës, që është themelues i Partisë Demokratike që në lëvizjen e dhjetorit, ishte i zgjedhur me vota nga anëtarësia. Z. Çipa e konsideron këtë veprim të të deleguarit të PD-së së Vlorës, Flamur Noka, si të një “çetniku të tërbuar”.
Çipa thekson se ka një regres dramatik të PD-së në këtë veprim, pasi nuk u dëgjua zëri i votuesve dhe i anëtarësisë që kanë qenë aktiv prej vitit ’90 dhe e kanë votuar këtë parti pa pushim. “Ata ia dhanë PD-në me qera Fredi Bejlerit, i cili nuk arriti dot që ta greqizojë Himarën”, deklaron Çipa, i cili thekson se ia kanë paraqitur shqetësimin kryetarit të PD, Lulzim Basha.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
14.5%
-
Jo
81.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 344
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orban viziton Ukrainën, në fokus dialogu për paqen me Rusinë
2 Korrik, 13:07
-
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Macron: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në një vend diktatorial! Mishëroi forcën e shpirtit europian
2 Korrik, 12:40
-
Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2024-2030, Koçiu: Fuqizim i familjes drejt tregut të punës, shërbime të reja edhe në zonat e thella rurale
2 Korrik, 12:39
-
Trafik droge në Francë koka në Shqipëri, Shqiptarja.com zbardh emrat e 3 të arrestuarve mes tyre dhe kreu i bandës
2 Korrik, 12:34
-
Zgjedhjet në Francë/ Le Pen: Nëse fitojmë raundin e dytë, s’do kem post në qeveri
2 Korrik, 12:29
-
‘TIMS’/ Salianji kundër mbledhjes me dyer të mbyllura: Si lakuriq nate, mendoni se do ia hidhni! Dëshmitarët vijën i hedhin ‘topin’ njëri-tjetrit
2 Korrik, 12:20
-
Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg për blerje votash, KQZ vendos të enjten për mandatin e tij si kryetar i Himarës
2 Korrik, 12:16
-
Debate te TIMS/ Qefalia-Salianjit: Kërkoi falje Hysenit, e akuzove se ishte në Beograd! Kryetari: Mos bëj mbrojtësin e SHISH, s’të shkon
2 Korrik, 12:04
-
Refugjati i luftës nga Kosova: Ne e dinim Shqipërinë kopsht me lule, por vetëm në 1999 u njohëm realisht, kur hapët dyert për ne
2 Korrik, 12:02
-
Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Francë, koka në Shqipëri! 19 të arrestuar, 3 në vendin tonë! Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1 mln euro (EMRAT)
2 Korrik, 11:50
-
Qull me mish pule të pjekur nga zonja Albana
2 Korrik, 11:49
-
Bukë shtëpie e zënë me pak qumësht / Super e butë dhe e lehtë nga zonja Albana
2 Korrik, 11:42