Policia Greke ka njoftuar se, për shkak të një greve që do të zhvillohet do të mbyllet dogana e Kakavijës, duke filluar nga nesër nga ora 07:00 deri pasnesër në orën 07:00.

Greva do të zhvillohet edhe në doganën e Kapshticë, duke filluar sonte nga ora 00:00  deri në orën 23:59. 

Do bllokohet vetëm qarkullimi i automjeteve drejtë Greqisë dhe anasjelltas.

Kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorët.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com