Grekët shpenzuan 22.7 miliardë euro në lojërat e fatit në 8 muaj

Grekët shpenzuan 22.7 miliardë euro në lojërat e fatit në 8 muaj

Kapitali i shpenzuar në lojërat e fatit nga grekët në 8 muajt e parë të 2023 kap shifrën marramendëse prej 22.7 miliardë eurosh.

Komisioni Helen i Lojërave (EEP), ka bërë me dije se grekët kanë humbur në lojërat e fatit gjatë periudhës Janar-Gusht të vitit 2023, një shumë prej 1.7 milionë eurosh.

Po ashtu, ky institucion konfirmon se qarkullimi i përgjithshëm i industrisë së lojërave të fatit është rritur 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Lojërat e fatit në Greqi vitin e kaluar thithën një shumë prej 29.2 miliardë eurosh duke kaluar vitin 2019, kur kjo industri deklaroi se shtetasit grekë kishin shpenzuar 16 miliardë euro.

Besohet se në rritjen e xhiros totale të lojërave të fatit ka ndikuar shumë kalimi gradual te bastet online.

Deri në vitin 2015, 25 kompani të lojërave që operonin në tregun grek, sëbashku kishin një xhiro prej prej 2 miliardë eurosh.

Në pak vite kjo xhiro u riit eksponencialisht duke arritur në 8.5 miliardë në vitin 2019, në 17.5 miliardë euro në 2021 e deri më sot.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri