Ndonëse të prekur nga kriza e thellë politike dhe ekonomike, Greqia sërish nuk lë jashtë vëmendjes edhe cështjet nacionale. Në përkujtim të shpalljes së deklaratës së pavarësisë të Vorio Epirit 98 vjet më parë, sot është organizuar një aktivitet përkujtimor për këtë datë të shënuar për grekët në Delvinaq disa km larg kufirit shqiptar. Në këtë tubim nacionalist, nuk kanë munguar deklaratat që kanë në thelb synimet e dikurshme ndaj territorit të Shqipërisë jugore që i përkasin vecse historisë.

Mitropoliti i Kishës Greke Andrea, ka kërkuar me ngulm në këtë tubim, që termi ”Vorio Epir”, të hyjë në leksikun shqiptar duke u përdorur dhe në deklarimet zyrtare. Krahas kësaj kërkese, ai denoncoi qëndrimin indiferent të shtetit grek ndonëse kriza e ka gjunjëzuar atë. Këto kërkesa u pasuan nga një tjetër e cila u duartrokit nga qindra pjesmarrës, mes të cilëve edhe anëtarë dhe simpatizantë të forcave politike nacionaliste, në atë të rregjistrimit real dhe identifikimit të të gjithë vorioepiriotëve në Shqipëri pasi rregjistrimi i fundit në tetor të vitit të kaluar, ka qenë jo real dhe me tendencë zbehje të numrit të popullsisë greke që jeton në jug të vendit. Gazetari Vasilis Hitas ish korrenspodent i një prej stacioneve televizive prestigjoze në Greqi ANT1 me origjinë nga fshati Dervician i Gjirokastrës, ish kandidat për deputet në zgjedhjet politike të një jave më parë, denoncoi politikat e qeverisë greke gjatë viteve të fundit duke mos lënë pa anatemuar edhe politikën editoriale të ANT1 rreth cështjeve shqiptaro-greke.

Ai u shpreh se kur ishte në raportim nga terreni gjatë trazirave të 1997 në jug të Shqipërisë, drejteusit e redaksisë së këtij televizioni, e detyronin që të përdorte termin ”Shqipëria e Jugut”, ndërsa personalisht ndërmori hapin e parë për t’a quajtur jugun e vendit nëpër raportimet e përditshme si “Vorio Epiri”. Për Hitas, protokolli i Korfuzit është shkelur nga qeveria shqiptare dhe cfarë është më keq, u la në harresë nga shteti grek.Prifti ka dek se duhet lene ceshtj e qipros skopjes dhe e egjeut dhe te kthehemi te ceshtja e vorio epirit pasi shqiptarët ne tekstet e tyre flasin per shqiprinë e madhe duke perfshire kostuirn dhe follorinen se ne takim eshte kerkuar ndalja e pensioneve nga ana e qeverise shqiptare ne drejtim te Himares heroike dhe shpallja e helenizimit te himares nga ana e greqise zyrtare nga organizata e Omonies eshte i kekuar te marre me shpejtesi rregjistrimin e shtetasve shqiptarë me origjine greke nga shqipëria e jugut, njekohesisht është kerkuar me ngulm qeverise shqiptare ngritja e varrezave te ushtarëve grekë ne Korcë te vrarë ne vitet 40-41.
(db/shqiptarja.com)