Richard Grenell: E ardhmja e Serbisë është pranë SHBA-së, jo Kinës dhe Rusisë

Richard Grenell: E ardhmja e Serbisë është pranë SHBA-së, jo Kinës dhe Rusisë

Richard Grenell

I dërguari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se e ardhmja e Serbisë është pranë Shteteve të Bashkuara, dhe jo pranë Kinës dhe Rusisë, raporton Zëri i Amerikës.

Ai beson se mes SHBA-së dhe Serbisë ekziston një miqësi e sinqertë, pavarësisht se kush është në pushtet.

“Unë flas rregullisht me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i them se duhet të shkëputet nga Rusia dhe Kina dhe të afrohet me Perëndimin dhe SHBA-në. Si një amerikan, shpesh jap këshilla të tilla dhe nuk hezitoj të promovoj vlerat e Perëndimit”, tha Grenell.

Grenell ishte ndër të ftuarit në pritjen “Serbia përtej së ardhmes”, të cilën Misioni i Përhershëm i Serbisë në OKB e organizoi në Nju Jork.

Ish-zyrtari i administratës Trumpit ka mbetur i afërt me përfaqësuesit e pushtetit në Serbi edhe pas largimit nga detyra.

Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

Në pyetjen e gazetarëve për gjendjen e tanishme në Kosovë, ish-zyrtari, i cili është ende aktiv në fushatën e Donald Trump, kritikoi administratën e presidentit të tanishëm amerikan Joe Biden.

“Jam shumë i zhgënjyer që gjithë puna e mirë që ka bërë presidenti Trump në rajon është hedhur poshtë”, tha ai.

Sipas raportimit të Zërit të Amerikës, për shkak të ndërhyrjes nga shërbimi për shtyp i presidentit të Serbisë, Grenell nuk iu përgjigj pyetjes së këtij mediumi për investimin e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, në ndërtesën e ish- Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Ish-zyrtari i administratës Trump shpesh ka folur publikisht me lëvdata për projektin e dhëndrit të Trump në Beograd.

Grenell, ndër të tjera, vlerësoi se ndërtesa e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e cila është simbol i konfliktit, mund të shndërrohet në një urë miqësie mes Serbisë dhe SHBA-së.

Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes së pasurisë kulturore./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet