Me qindra qytetarë grekë protestuan jashtë parlamentit në Athinë, për të kundërshtuar reformat e planifikuara të qeverisë mbi kodin e punës, ndryshime që sipas tyre cenojnë të drejtat dhe liritë e punëtorëve, duke përfshirë heqjen e orarit 8 orë punë në ditë. Qeveria planifikon të miratojë ligjin në qershor.
Masa e qeverisë greke vjen pas disa studimeve të cilat tregonin se prej kohësh 8 orëshi i punës nuk është respektuar. Një studim i kryer nga GSEE në fillim të vitit zbuloi se mbi gjysma e të anketuarve punonin më shumë se orët standarde të punës në baza javore. Prej tyre, një e katërta deklaruan se ata punonin një deri në tre orë shtesë ndërsa 17 përqind punojnë midis tre deri në gjashtë orë shtesë. Në mënyrë domethënëse, 40 përqind e atyre që punonin jashtë orarit deklaruan se nuk paguhen për orët shtesë.
Kryeministri Mitsotakis tha se projektligji kishte për qëllim mbrojtjen e punëtorëve, por sindikata kryesore e nëpunësve civilë grekë thotë se qeveria kërkon të rrisë deri në 10 orë punë në ditë dhe të heqë javën e punës pesëditore.
Qeveria e paraqet këtë masë si të favorshme për punëtorët pasi që ajo është nominalisht një marrëveshje "vullnetare" me punëtorët që janë në gjendje të kërkojnë orët shtesë si "pushim ". Kjo masë do t'u japë punëtorëve të drejtën të shkëputen nga puna jashtë orarit të punës për shembull, të refuzojnë çdo punë jashtë ditës ose të kontrollojnë postat elektronike si në Francë dhe Itali.