Tre vëllezër shqiptarë janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik të Greqisë për grabitjen e këmbësorëve.
Ata janë dënuar respektivisht me 47.5 vite burg, 39 vite dhe 28.5 vite burgim. Krahas dënimeve të rënda, ndaj tyre janë aplikuar edhe gjoba, më e larta 82 mijë euro
Në akt-akuzën greke thuhet se shqiptarët ndalonin këmbësorët në rrugë dhe u grabisnin paratë, varëse, telefona dhe sende të tjera me vlerë. Për të realizuar grabitjen, ata ushtronin edhe dhunë ndaj këmbësorëve.
Hetuesit kanë dokumentuar më shumë se 10 grabitje dhe vjedhje nga ana e vëllezërve shqiptarë. Dy prej tyre e pranuan fajësinë, kurse vëllai i tretë nuk u paraqit në gjykatë dhe u përfaqësua nga avokati.
Të tre tashmë do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit pasi kanë qenë në paraburgim./Protothema
-
dilni grabisni prap
Përgjigju -
Denimi eshte shume i rende. Gjykata greke eshte treguar raciste. Shteti shqiptar duhet te reagoje.
Përgjigju -
Gjoba shume mire,por denimet jane shume te renda edhe pse grabitje me dhune.Maksimumi deri 20 vjet do te ishte me mire.Keta i kane denuar sikur kane bere vrasje/tentative vrasje!
Përgjigju-
Duhet te dish qe grabitesi te vret po u menduarnjisoj eshte si grabite pa vrare si grabite duke vrare
-
-
Idjota.
Përgjigju









Komente
Komento