Greqi- Një ngjarje tragjike është regjistruar në Athinë, Greqi. Një 18 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së dy motorëve.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së hënës (11 nëntor) në kryqëzimin e rrugëve Kypseli dhe Zakynthos, rreth orës pesë të mëngjesit.
Motori i drejtuar nga 18-vjecari shqiptar është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjecar grek.
16 vjeçari ka fluturuar nga motori dhe ka dalë anash rrugës, por me lëndime të lehta, ndërsa i riu shqiptar është rrëzuar në asfalt dhe ka ndërruar jetë në vend.
Komento