GREQI- Një 19-vjeçare shqiptare është goditur me thikë në këmbë në një park në zonën e Sykes në Selanik.

Sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou dje rreth orës 5:30 të pasdites.