Greqia shënoi sot shifra të larta me COVID-19, duke regjistruar 2199 raste të reja dhe 111 viktima në 24 orët e fundit.
25 prej rasteve pozitive u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 107470. Ndërkohë që 596 pacientë po trajtohen në intubim.
Njëherësh në 24 orët e fundit ka pasur edhe 111 vdekje të regjistruara duke shkuar kështu numri në 2517 vdekje gjithsej në vend.
Komento