Greqi, 23 ish-ambasadorë letër
Samaras: Presion Shqipërisë

Greqi, 23 ish-ambasadorë letër<br />Samaras: Presion Shqipërisë
ATHINË - Presion Shqipërisë në marrëdhëniet fqinjësore. Kjo është domethënia e një letre të nënshkruar nga 23 ish-ambasadorë të grekë që i kanë bërë një letër kryeministrit Antonios Samaras. Letra është nënshkruar edhe nga ish-ambasadori grek në Shqipërin, Konstantinos Politis.
 
Në letrën e tyre, ish-ambasadorët kërkojnë që Greqia ti bëjë presion Shqipërisë, me qëllim që ndihma e dhënë të kthehet. Gjithashtu ata shkruajnë edhe për Turqinë, Maqedoninë dhe Qipron.
 
Ish-ambasadorët grekë deklarojnë se në vitin 1913, kur u caktuan kufinjtë e Shqipërisë, sipas tyre, një pjesë e Epirit të Veriut u la jashtë Greqisë. Ata nuk lënë pa përmendur edhe dy liderët politikë në vend, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas tyre, këta dy politikanë, janë tipikë ballkanikë. Në letrën e tyre, ata kujtojnë edhe vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, për rrëzimin e marrëveshjes së detit. "Pas zhvillimeve pozitive për Tiranën në çështjet e Kosovës dhe Shkupit, rivaliteti i Tiranës me Athinën rritet gjithmonë e më shumë", thonë ata.
 
Në letrën drejtuar kryeministrit Samaras, ish-ambasadorët deklarojnë se kanë bërë gabim që popullsia çame ka shkuar në Shqipëri. “Popullsia myslimane çame duhej të ishte dërguar në Turqi, sipas marrëveshjes së Lozanës”, shkruhet në letër. Sipas tyre, tani çamët flasin për holokaust, shkruan sigmalive.com.
 
Një tjetër çështje që ish-ambasadorët prekin, sipas tyre është edhe ndihma që i është dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe në rrugën e integrimit në BE. Sipas tyre, të gjitha këto ndihma që janë dhënë nuk janë kthyer dhe Greqia duhet të mbajë një qëndrim tjetër tani e tutje dhe të jetë më e kujdesshme në dhënien e ndihmës për Shqipërinë.
 
EMRAT E ISH-AMBASADORËVE GREKË
Spyros Aliagas
John Genimatas
Evangelos Denaxas
Nicholas Diamantopoulos
Spyros Dokianos
John Drakoularakos
Eikosipentarchos Basilico
John Thomoglou
Athanasios cammello
Eleftherios Karagiannis
Anthony Korantis
John Korantis
Emmanuel Megalokonomos
Lazarus Nano
Panagiotis Oikonomou
Apostolo Papasliotis
Konstantinos Politis
James Spetsios
Efthimios Stoforopoulos
Pericle Tsamoulis
Konnos Tsokos
Evangelos Frangoulis
Leonidas Chryssanthopoulos
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit