Masa sigurie shumë të forta do të merren këtë vit për fesitmin e Ditës së Pavarësisë së Greqisë më 25 mars ku 3 000 policë dhe oficerë do të vendosen në Athinë, shkruan faqja e internetit “GreekReporter”
Sheshi ”Sintagma” në qendër do të bllokohet, ndërkohë që patrulla policie do të kontrollojnë hyrjen në rrugën në të cilën do të mbahet parada ushtarake vjetore.
Policia ka deklaruar se vetëm ata që kanë një ftesë ose që janë të akredituar mund të jenë të pranishëm në mbajtjen e paradës.
Madje shpenzimet për paradën e këtij viti janë të reduktuara, për shkak të krizës financiare.
Më 25 mars 1821 është dita kur populli grek u ngrit në kryengritje ndaj Perandorisë Otomane.
Pas shumë vitesh dhe shumë luftërash, ata arritën të fitojnë pavarësinë dhe të themelojnë shtetin e pavarur grek.
Sipas gazetës “Kathimerini”, “do të ketë rreth 12 avionë luftarakë, tetë helikopterë të ushtrisë dhe gjashtë helikopterë të marinës gjatë paradës, e cila mbahet çdo vit për të kujtuar fillimin e kryengritjeve greke, në vitin 1821, ndaj pushtimit otoman”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes shpenzimet e paradës këtë vit do të mbahen sa më të ulëta të jetë e mundur, për sa i përket avionëve që do të fluturojnë, shpenzimet e tyre nuk do të jenë një peshë pasi ata duhet të fluturojnë minimalisht dy herë në vit.
Në vitin 2010, dy paradat ushtarake që u mbajtën në Athinë dhe Selanik kushtuan rreth 3,1 milionë euro
Marrë nga ATA
Redaksia online
(sg/shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com