GREQI - Policia greke ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së një farmacisti, në 13 korrik të këtij viti, në një zonë të Athinës.
Autorët janë gjashtë persona, tre shtetas shqiptarë dhe tre shtetas grekë, të cilët janë arrestuar dhe kanë pranuar autorësinë e vrasjes. Synimi i autorëve ishte grabitja e parave që farmacisti do të depozitonte në bankë.
Sipas zëdheënësit të policisë, autorët ishin tre shtetas greke, dy vëllezër dhe një femër (25, 23 dhe 18 vjeç), si edhe tre shtetas shqiptarë, dy meshkuj dhe një femër, të moshës 29, 33 dhe 26 vjeç.
Autorët janë gjetur nëpërmjet metodës së analizës së AND-së, e cila ka bërë të mundur identifikimin e tyre.
Shtetasit shqiptarë ishin ata që vendosën, planifikuan dhe realizuan vrasjen. 26-vjeçarja shqiptare, e dashura e 29-vjeçarit shqiptar, ka deklaruar se atë ditë ajo kishte qenë së bashku me të dashurin e saj dhe ka denoncuar vjedhjen e makinës së saj, me të cilën u krye dhe grabitja, në mënyrë që të përforconte alibinë e tyre.
23-vjeçari grek ishte shoferi i makinës, i cili transportoi grabitësit dhe me pas e dogji në një zonë larg Athinës, për të zhdukur çdo gjurmë.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com