Greqi - Një vajzë 17-vjeçare në Selanik u rrah nga katër të mitura dhe përfundoi në spital me lëndime në kokë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur para dy ditësh, teksa ishin prindërit e vajzës ata që denoncuan rastin në Polici.
Këtë të mërkurë Policia ka arrestuar një vajzë 16-vjeçare me origjinë shqiptare dhe një 17-vjeçare greke, ndërsa një 17-vjeçare tjetër është identifikuar dhe i katërti i grupit nuk është identifikuar ende.
Sipas autoriteteve greke, ata e filmuan të gjithë ngjarjen me telefon dhe më pas e publikuan videon në Instagramin e 16-vjeçares.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komente












